Sulmuesi i Ballkanit, Bernard Karrica është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Karrica e shënoi golin e vetëm të Ballkanit në fitoren ndaj Llapit të shtunën me rezultatin 1:0. Goli i Karricës ia siguroi titullin e kampionit të tretë radhazi skuadrës së Ballkanit. Për 23-vjeçarin është hera e parë që vlerësohet më i miri i javës në Superligën e Kosovës.
“Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh që ishte vendimtare. Jam shumë i lumtur që me golin që shënova arritëm të fitojmë dhe të shpallemi kampionë. Ky është sukses i gjithë ekipit”, tha thënë Karrica për faqen zyrtare të FFK-së.