Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka thënë se ajo dhe bashkëlojtaret e saj u munduan të bënin gjithçka për të marrë pikë nga dueli me Kroacinë, por ka shtuar se u ka munguar fati.
Megjithatë, ajo i ka përgëzuar lojtaret dhe tani synon që fitoren ta arrijnë në ndeshjen në Kroaci pas disa ditësh.
“Secila deri në minutën e fundit ka luftuar në këtë lojë. Kemi qenë me një futbolliste më pak për kohë të gjatë, por kjo nuk u vërejt sepse vajzat kanë luftuar shumë. Në fund nuk kemi mundur të dalim me një rezultat pozitiv. Më vjen keq nga vajzat që luftuan kaq shumë dhe nuk arritëm të marrim një pikë. Doja të shënoja, por nuk funksionoi. Shpresoj për ndeshjen tjetër në Kroaci”, është shprehur futbollistja e Hoffenheimit pas ndeshjes.