Futboll

Kapitenia e Kosovës asiston në Bundesligë

Erëleta Mehmeti

Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka asistuar të dielën në fitoren e Hoffenheimit në Bundesligën gjermane.

Futbollistet e Hoffenheimit mposhtën ato të Werder Bremenit 1:0, në ndeshjen e xhiros së pestë.

Memeti, e cila luajti deri në minutën e 74-t, asistoi në golin e vetëm në ndeshje në minutën e 31-të.

Ajo ka edhe dy gola në edicionin aktual.

Hoffenheimi ka gjashtë pikë në pesë ndeshje.