Seleksionuesi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, e ka publikuar formacionin për ndeshjen ndaj Spanjës. Kjo ndeshje luhet nga ora 20:45 dhe i takon Grupit A4 të Ligës së Kombeve.
Granit Xhaka do të luajë nga minuta e parë për Zvicrën.
Albian Hajdari dhe Andi Zeqiri janë në bankën rezervë. Ardon Jashari mungon për shkak të gripit.
Zvicra edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Zeqiri shënon golin e parë për Zvicrën, por helvetikë humbin nga Spanja
Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri e ka shënuar golin e parë me fanellën e Zvicrës. Zeqiri shënoi golin e barazimit 2:2 për “helvetikët” në ndeshjen ndaj kampiones së Evropës, Spanjës. Zeqiri shënoi nga penalltia në minutën e 85-të. Spanja e fitoi ndeshjen e Grupit A4 të Ligës së Kombeve me rezultatin 3:2.
Zvicra bie në Ligën B, derisa Spanja fiton grupin me 16 pikë. Yeremy Pino shënoi golin e parë për spanjollët në minutën e 32-të, derisa shifrat në 1:1 i barazoi Joel Monteiro në minutën e 63-të. Por Spanja sërish kaloi në epërsi me golin e Bryan Gil.
Ai shënoi në minutën e 68-të, derisa Zeqiri barazoi rezultatin në 2:2 me golin e shënuar nga pika e bardhë. Nga penalltia shënoi edhe Spanja. Brayan Zaragoza shënoi në minutën e 93-të për fitoren e spanjollëve. Zeqiri në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë, kurse Granit Xhaka u zëvendësua në minutën e 60-të. Albian Hajdari mbeti në stol.
Ndërkohë Danimarka ka fituar një pikë në udhëtim ndaj Serbisë dhe ka siguruar vendin e dytë në grup. Ndeshja përfundoi pa gola.
Zeqiri realizon ndaj Spanjës
Andi Zeqiri ka realizuar golin e tij të parë me Përfaqësuesen e Zvicrës. Zeqiri realizoi nga penalltia në minutën e 85-të ndaj Spanjës.
Zvicra po barazon 2:2 në udhëtim në ndeshjen e Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Zeqiri u aktivizua në pjesën e dytë. Granit Xhaka ishte titullar dhe luajti 60 minuta.
Xhaka me Zvicrën në disavantazh pas pjesës së parë
Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë të ndeshjes kundër Spanjës. Për Zvicrën po paraqitet nga minuta e parë kapiteni Granit Xhaka.
Yeremy Pino shënoi golin e epërsisë për Spanjën në minutën e 32-të, pak sekonda pasi Pedri humbi penalltinë.
Ndeshja i takon Grupit A4 të Ligës së Kombeve, ndërsa po luhet në Tenerife.