Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është shprehur i lumtur për formën e kuqezinjve para Evropianit.
“Kam ardhur me vonesë pasi kemi mbaruar kampionatin në Itali më vonë. Kam gjetur një ekip që është shumë gati dhe që ka ushtruar shumë. Kjo u pa në fushë në këto dy ndeshje. E kemi edhe një javë që të përgatitemi sa më mirë ndaj Italisë. Besoj se do të jemi gati. Nuk ka të bëj me duelet individuale në fushë. Do të mbrohemi të gjithë bashkë kundër Italisë dhe do të sulmojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Gjimshiti.
Ai vlerëson faktin që shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë në Serie A dhe njohin futbollistët e Italisë. Kjo sipas Gjimshitit është ndihmë përballë Italisë.
