Futboll

Kane në dyshim për të luajtur të dielën

Harry Kane

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës në edicionin aktual, Harry Kane, pritet t’i mungojë Bayern Munichut në ndeshjen në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit të vendit të tretë.

Bayern – Frankfurt zhvillohet të dielën nga ora 17:30.

Kpaiteni i Anglisë ka 21 gola të realizuar aktualisht, ndërsa është lënduar në ndeshjen kthyese ndaj Celticut.

“Nuk është hera e parë këtë edicion që duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk mund ta zëvendësojmë Harryn sepse jo shumë lojtarë mund të shënojnë 40-50 gola brenda edicionit. Por, do të mundohemi ta gjejmë një zgjidhje”, ka deklaruar trajneri Vincent Kompany në konferencën për shtyp të shtunën.

Në 31 ndeshjet e edicionit aktual, Kane ka realizuar 29 gola dhe ka asistuar dhjetë herë.