Futboll

Kane në dyshim për ndeshjen ndaj Aston Villas

Harry Kane

Foto: Associated Press

Sulmuesi i Bayern Muenchenit, Harry Kane, mund ta humbasë ndeshjen ndaj Aston Villas për shkak të lëndimit. Kane pësoi lëndim të lehtë në kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit në fundjavë.

Aston Villa dhe Bayern Muencheni do të përballen të mërkurën në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve. 

Kane këtë edicion në shtatë ndeshje të zhvilluara ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë pesë asistime.