Futboll

Kane më i miri në derbin gjerman

Harry Kane

Sulmuesi Harry Kane është shpallur lojtari i ndeshjes në derbin gjerman mes Bayernit e Bayer Leverkusenit.

Kane i shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Bayernit në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.

Jamal Musiala e shënoi një gol tjetër. Kane pos që i shënoi dy gola, vrapoi 10.6 kilometra, ndërsa arriti shpejtësi prej 27.7 kilometra në orë.