Futboll

Kane me “hat-trick” në fitoren e thellë të Bayernit

Harry Kane

Skuadra e Bayern Muenchenit ka fituar thellë në shtëpi 4:0 ndaj Stuttgartit të shtunën në xhiron e shtatë të Bundesligës, ndërsa sulmuesi anglez Harry Kane realizoi “hat-trick”. 

Kane golat i realizoi në minutat 57-të, 60-të dhe 80-të. Sulmuesi anglez ka tetë gola në Bundesligë këtë edicion. 

Golin e katërt për Bayernin dhe të fundit në ndeshje e realizoi Kingsley Coman në minutën e 89-të.

Bayerni është lider në tabelë me 17 pikë.

17 pikë i ka edhe Leipzigu që është në vendin e dytë. Stuttgarti ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.