Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka kritikuar disa lojtarë të cilët janë tërhequr nga përfaqësuesja angleze para ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë dhe Irlandës.
Ai ka thënë të mërkurën se shteti gjithmonë duhet të vihet para klubit.
Anglia të enjten luan ndaj Greqisë si mysafire nga ora 20:45 në kuadër të Grupit B2.
Tri duhet më vonë në “Wembley” e pret Irlandën.
Por nëntë lojtarë, disa prej tyre titullar, e të cilët ishin ftuar nga selektori i përkohshëm Lee Carsley, janë larguar për shkak të lëndimeve.
Jack Grealish, Phil Foden, Bukayo Saka, Declan Rice, Cole Palmer, Levi Colëill, Trent Alexander-Arnold, Aaron Ramsdale dhe Jarrad Branthëaite, e kanë lënë kampin e Anglisë.
Sulmuesi i Bayern Munichut ka thënë se Gareth Southgate ka krijuar ambient ku lojtarët mezi kanë pritur të grumbullohen dhe ka shtuar se kjo duhet të vazhdojë.
“Mendoj se ai e ktheu kënaqësinë e të luajturit për Anglinë. Në secilin kamp, djemtë mezi prisnin të vinin e të luanin për Anglië. Mendoj se Anglia vjen para çdo gjëje, para klubeve. Ajo që ka ndodhur këtë javë është turp. Është periudhë e vështirë e sezonit dhe mendoj se kjo është shfrytëzuar”, ka deklaruar Kane për “ITV Sport”.
Anglia është e dyta në Grupin B2 me nëntë pikë, prapa Greqisë që i ka fituar të gjitha katër ndeshjet.
Vetëm përfaqësueset e para të grupeve avancojnë në Ligën A.