Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane, ka deklaruar se Interi “ka festuar sikur të avanconte tutje”. Por kapiteni i Anglisë beson se ende gjithçka është e hapur.
Bayerni të martën mbrëma pësoi humbjen e parë në shtëpi pas katër vjetësh në Champions. U mposht 2:1 nga Interi në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit.
Kane pati raste për shënim por nuk arriti të realizojë.
“Nuk ndodh shpesh por kjo është jeta e sulmuesit. Ndonjëherë nuk realizojmë. Ishte ndeshje e vështirë pasi Interi ka ekip të fortë. Por mendoj se e kishim kontrollin e lojës, sidomos në pjesën e dytë. Kundërshtarët festuan sikur ta kishin fituar këtë çerekfinale, por ka ende shumë për t’u luajtur”, ka deklaruar Kane pas ndeshjes.
Lautaro Martinez dhe Davide Frattesi realizuan për Interin, kurse golin për bavarezët e realizoi Thomas Muller.
Ndeshja kthyese e çerekfinales luhet më 16 prill në “Giusseppe Meazza”.