Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, e ka shënuar penalltinë e 30-të rresht në Ligën e Kampionëve.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë edhe në duelin e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayer Leverkusenit, në fitoren 3:0.
Kapiteni i Anglisë nuk ka humbur penallti në më shumë se tre vjet.
Hera e fundit kur Kane ka humbur penallti ishte në Kupën e Botës 2022 në Katar.
31-vjeçari dështoi të realizonte ndaj Francës në çerekfinale.
“I jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Joshua Kimmich pas ndeshjes, duke e përgëzuar saktësinë e madhe të Kanet nga penalltitë.
Edhe Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka folur fjalë të mëdha për të.
“Nuk e njoh dikë që gjuan penalltitë më mirë se ai”, ka deklaruar Hainer.
Kane i ka shënuar 14 penallti nga po aq tentime në Bundesligë, si futbollist i Bayernit.