Kanadaja është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pasi e mposhti Venezuelën pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.
Jacob Shaffelburg i dha epërsinë kanadezëve në minutën e 13-të, para se veteren Solomon Rondon të barazonte në minutën e 65-të.
Në Kupën e Amerikës nuk ka vazhdime nga 15 minuta.
Në penallti, më të sakta u treguan kanadezët që triumfuan 4:3. Venezuela i humbi tri penallti, ndërsa Kanadaja dy.
Më 10 korrik, Kanadaja luan në gjysmëfinale ndaj Argjentinës, nga e cila u mposht në grupe.