Mesfushori Dijon Kameri ka shënuar gol për Altachun që luajti baras 1:1 të shtunën me Hartbergun.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 26-të të elitës së futbollit austriak.
Kameri realizoi për 1:0 në minutën e 61-të.
Ai luajti deri në minutën e 87-të dhe ishte prej më të mirëve në ndeshje.
Bashkëlojtari i Kamerit, Vesel Demaku, u paraqit deri në minutën e 74-të.
Për Hartbergun deri në minutën e 79-të u paraqit Donis Avdijaj.
20-vjeçari Kameri në 18 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka dy gola të shënuar.
Ka kontribuar edhe me një asistim.
Kameri me Përfaqësuesen U21 të Austrisë ka një gol të shënuar në gjashtë paraqitje.
Ai ka luajtur edhe për të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë.