Futboll

Kameri shënon gol në Bundesligën e Austrisë

Dijon Kameri

Dijon Kameri ka shënuar një gol për Altachun që luajti baras 2:2 të dielën me Austria Klagenfurt.

Ndeshja Austria Klagenfurt – Altach i takoi javës së 22-të të Bundesligës së Austrisë.

Kameri shënoi golin e barazimit 1:1 në mintuën e 11-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të.

Tek Altachu e kompletoi ndeshjen mesfushori i Kosovës, Vesel Demaku.

Altachu zë vendin e fundit me 16 pikë.