Përzgjedhësi i ri i grupmoshës U21 të Austrisë, Peter Perchtold, e ka vlerësuar Dijon Kamerin si njërin prej lojtarëve me eksperiencën më të madhe në ekipin e shpresave austriake, shkruan “Sky Sport” i Austrisë.
Kameri ishte në listën e përzgjedhësit Perchtold të mërkurën, për ndeshjen miqësore që Austria U21 e zhvillon ndaj Zvicrës U21 në Marbella të Spanjës.
Kameri dhe Nikolas Sattlberger janë lavdëruar nga përzgjedhësi për karrierën që ata kanë bërë deri tani.
20-vjeçari Kameri e ka fituar titullin në Bundesligën e Austrisë me Red Bull Salzburgun, ndërsa deri në fundin e edicionit aktual është i huazuar tek Altachu. Karrierë ka bërë edhe te Grasshopperi në Zvicër.
“Do të shkojmë në Spanjë me skuadër shumë të fortë. Ata janë lojtarë të talentuar, por mezi pres që të punojë me ekipin”, ka thënë Perchtold.