Futboll

Kamberi shënon, Zuerichu siguron kualifikimet e Ligës së Konferencës

Lindrit Kamberi

Zuerichu siguroi të hënën kualifikimet në Ligën e Konferencës falë fitores 2:1 kundër Luganos. Golin e parë për Zuerichun e shënoi Lindrit Kamberi në minutën e 12-të. 

Zuerichu është në vendin e katërt me 57 pikë. Kamberi dhe Mirlind Kryeziu kompletuan ndeshjen, kurse Bledian Krasniqi u zëvendësua në minutën e 93-të të ndeshjes që i takoi javës së 37-të të Superligës së Zvicrës. 

Për Luganon nga fillimi i ndeshjes ishin Amir Shaipi, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari. Bislimi në minutën e 84-t ia liroi vendin në fushë shqiptarit tjetër, Shkëlqim Vladit.

Lugano mbetet në vendi ne dytë, pozitë që siguron kualifikimet në Ligën e Kampionëve.