Florian Kamberi e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Rumanisë të dielën.
Kamberi realizoi gol në fitoren 2:0 të Poli Iasit ndaj Universitatea Craiovas, në ndeshjen e xhiros së nëntë.
Kamberi shënoi pas gjysmë ore lojë, ndërsa në këtë kampionat e ka edhe një asistim.
29-vjeçari e kompletoi ndeshjen.
Poli Iasi ka dhjetë pikë në nëntë ndeshje dhe zë vendin e dhjetë.