Futboll

Kallaku asiston në barazimin e Sepsit

Sherif Kallaku

Sherif Kallaku ka regjistruar asistim që në fund ia ka siguruar një pikë skuadrës së Sepsit në elitën e futbollit të Rumanisë. 

Sepsi të premten mbrëma barazoi 1:1 me Clujin në ndeshjen e dytë të grupit që po lufton për titull kampioni. 

Kallaku asistoi në minutën e nëntë për 1:0, ndërsa mysafirët në minutën e 21-të i barazuan shifrat. 

Për të ishte asistimi i parë në fazën përfundimtare të kampionatit. 

Ndërkohë, në sezonin e rregullt pati katër gola e një asistim. 

Kallaku luajti deri në minutën e 82-të, ndërsa Isnik Alimi u inkuadrua në minutën e 62-të te vendësit.