Futboll

Kaiserslauterni në finale të Kupës

1.FC Kaiserslautern

Kaiserslauterni e ka siguruar kalimin në finalen  e Kupës së Gjermanisë.

Në gjysmëfinale të martën mposhti Saarbruckenin me rezultatin 2:0. Dy golat ekipi i Bundesligës 2 të Gjermanisë i shënoi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 53-të dhe 75-të. 

Realizuan Marlon Ritter dhe Almamy Toure. Futbollisti shqiptar Tim Civeja luajti nga minuta e 67-të për Saarbruckenin. 

Kaiserslauterni në finale përballet me fituesin e ndeshjes Bayer Leverkusen – Fortuna Dusseldorf.