Futboll

Kahveci ia siguron fitoren Turqisë

truqia

Irfan Kahveci ka shënuar gol për fitoren e Turqisë ndaj Malit të Zi. Turqia të premten fitoi 1:0 ndaj Malit të Zi, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golin e tri pikëve, Kahveci e shënoi në minutën e 69-të.

Ndeshja u zhvillua në Samsun dhe i takoi grupit B4. Turqia është e para në grup me shtatë pikë. Mali i Zi mbetet pa pikë.

Edvin Kuç e Driton Camaj startuan te Mali i Zi.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Islanda e Uellsi luajtën 2:2.