Juventusi e ka ruajtur statusin e skuadrës së pamposhtur në Serie A. Të shtunën mbrëma, “Bardhezinjtë” fituan minimalisht ndaj Lazios në shtëpi.
Vendosi autogoli i Mario Gilas në minutën e 85-të.
Lazio e luajti ndeshjen me një lojtar më pak që nga minuta e 24-t, kur Alessio Romagnoli u ndëshkua direkt me të kuq.
Juvetusi ka katër fitore dhe katër barazime dhe ndan pozitën e parë me Napolin me nga 16 pikë. Skuadra e Conte e ka një ndeshje më pak.
Lazio e pesta ka 13 pikë.