Juventusi ka vazhduar me formën e lartë në Serie A. Skuadra e Thiago Mottas ka shënuar fitoren e gjashtë sezonale, duke e mposhtur Torinon në derbin e qytetit të shtunën.
Timothy Weah dhe Kenan Yildiz realizuan golat në fitoren 2:0.
Juve mbetet skuadra e vetme pa humbje deri tash në Itali.
Nga 12 ndeshje, “Zonja e Vjetër” ka 6 fitore e 6 barazime. Është në vend të tretë me 24 pikë, aq sa ka edhe Interi si i dyti e Napoli prin me 25.
Torino, për të cilën mbrojtësi i Kosovës Mërgim Vojvoda u paraqit nga minuta e 64-t, ka 14 pikë.