Futboll

Juventusi tërhiqet nga Superliga Evropiane

Juventusi

Juventusi ka bërë kërkesë për t’iu ribashkuar Shoqatës së Klubeve Evropiane pasi është tërhequr nga plani për formimin e Superligës Evropiane. 

Klubi italian ishte njëri nga 12-të klube që nënshkruan për ta formuar Superligën në vitin 2021. 

12 klube, përfshirë gjashtë nga Premier League e Anglisë, u përjashtuan nga Shoqata e Klubeve Evropiane në vitin 2021, por nëntë prej tyre janë kthyer më pas. 

Juventusi tani pritet të bëhet skuadra e dhjetë, duke e lënë vetëm Barcelonën dhe Real Madridin, që ëndërrojnë për krijimin e Superligës Evropiane. 

Klubi i Serie A e nisi procesin e largimit nga Superliga Evropiane, por është kërkuar autorizimi i Real Madridit dhe Barcelonës.