Futboll

Juventusi siguron një pikë në minutat e fundit

Juventus -Bologna

Juventusi ka arritur ta fitoj një pikë në minutat e fundit kundër Bolognas të hënën mbrëma. Ndeshja që i takoi javës së 37-të të Serie A në mes të Bolognas dhe Juventusit përfundoi baras, 3:3. 

Bologna shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një në fillim të pjesës së dytë për 3:0, por Juventusi më pas u kthye dhe shënoi tre gola për barazimin 3:3. Federico Chiesa shënoi për 3:1 në minutën e 76-të, kurse Arkadiusz Milik për 3:2 realizoi në minutën e 83-të. 

Barazimin Juves ia siguroi Kenan Yildiz në minutën e 84-t. Ndeshjen e fundit Juventusi i zhvillon ndaj Monzas më 25 maj, kurse Bologna ndaj Genoas. 

Juven është në vendi ne katërt me 68 pikë sa ka edhe Bologna në vendi ne tretë.