Gjiganti italian i futbollit, Juventus, është në prag të ndërrimit të trajnerit dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, Thiago Motta do të zëvendësohet nga ish-përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini.
Mancini madje sipas mediumit italian, mund të jetë në udhëheqje të Juventusit që në ndeshjen e radhës ndaj Genoas.
60-vjeçari thuhet se ka nënshkruar kontratë deri në fundin e edicionit aktual, me opsionin e vazhdimit.
Skuadra nga Torino është e pakënaqur me paraqitjet e skuadrës nën drejtimin e Mottas. Juventusi është i pesti në Serie A pas 29 ndeshjeve dhe po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Mancini udhëhoqi Italinë drejt titullit Evropian në Angli në vitin 2021.
Mancini në gusht të vitit 2023 e udhëhoqi Përfaqësuesen e Arabisë Saudite por ka marrë shumë kritika.
Brenda vitit u largua dhe që nga ajo kohë është pa punë.
Mancini karrierë të suksesshme si trajner ka bërë te Fiorentina, Lazio, Interi, Manchester City, Galatasaray e Zeniti.