Futboll

Juventusi pa humbje në ligë në 23 ndeshje, barazon me Bolognan

Juventus

Juventusi ka vazhduar edhe në ndeshjen e 23-të pa disfatë në elitën e futbollit italian. Por të shtunën ka marrë vetëm një pikë në duelin ndaj Bolognas. 

Ndeshja i ka takuar xhiros së 15-të. 

Mysafirët krijuan epërsi prej dy golave me Dan Ndoyen në minutën e 30-të dhe golin e Tommaso Pobegas, në minutën e 52-të. 

Teun Koopmeiners e ngushtoi epërsinë në minutën e 62-të, ndërsa nga humbja “zonjën e vjetër” e shpëtoi Smauel Mbangula, që shënoi në minutën e 92-të. 

Juventusi në vendin e gjashtë ka 27 pikë, pesë më shumë se Bologna e vendit të tetë.