Juventusi humbi ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë nga Lazio me rezultatin 2:1 të martën në Romë. Por kalimin në finale të Kupës italiane, Juventusi e siguroi falë fitores së arritur më 2 prill në ndeshjen e parë me rezultatin 2:0 në Torino.
Dy golat për Lazion i shënoi Valentin Castellanos. Të parin e shënoi në minutën e 12-të, kurse të dytin në minutën e 48-të.
Por shtatë minuta pa përfunduar takimi, Arkadiusz Milik shënoi për 2:1, rezultat me të cilin Juventusi e siguroi kalimin në finale.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes të Atalantas dhe Fiorentinas. Kjo ndeshje luhet të mërkurën nga ora 21:00.