Skuadra e Juventusit e ka shënuar fitoren e tretë këtë edicion në Serie A. Të shtunën mbrëma, Juventusi e mposhti Genoan si mysafir me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të kampionatit italian.
Dusan Vlahoviq i shënoi dy golat e parë për Juventusin në minutat 48-të dhe 55-të.
Ndërsa për 3:0, realizoi Francisco Conceicao në minutën e 89-të. Për portugezin ky ishte goli i parë në fanellën e klubit italian.
Juventusi ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e parë. Genoa nga gjashtë ndeshje të zhvilluara ka një fitore, dy barazime dhe tri humbje. Është në vendin e 16-të me pesë pikë.