Futboll

Juventusi kthehet te fitorja në Serie A

Juventus

Skuadra e Juventusit është kthyer te fitorja në elitën e futbollit italian.

Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Parma, “zonja e vjetër” të dielën fitoi në shtëpi ndaj Monzas me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro.

Nicolas Gonzalez e shënoi golin e parë në minutën e 11-të.

Për 2:0 shënoi sulmuesi francez, Randal Kolo Muani, në minutën e 33-të.

Krejt në fund të pjesës së parë, sulmuesi i talentuar turk i Juventusit, Kenan Yildiz, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Juventusi ka 62 pikë në pjesën e epërme të tabelës.

Monza ka 15 pikë në pozitën e fundit.