Juventusi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Juventusi mposhti Lazion në shtëpi me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën, ndërsa dy golat e fitores, Juventusi i shënoi në pjesën e dytë.
Federico Chiesa e shënoi golin e parë në minutën e 50-të, kurse të dytin Dushan Vlahoviq në minutën e 64-t. Ndeshja kthyese luhet më 23 prill.