Futboll

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Leipzigut

juventus

Juventusi ishte dy herë në disavantazh, por në fund i mori pikët e plota në udhëtimin e vështirë te Leipzigu. 

Juventusi fitoi 3:2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve. 

Benjamin Sheshko, që shënoi dy herë për vendësit, e hapi serinë e golave në minutën e 30-të. 

Dushan Vllahoviq në minutën e 50-të i barazoi shifrat, ndërsa nga minuta e 59-të, Juventusi mbeti pa portierin Michele Di Gregorio. 

Nga penalltia në minutën e 65-të, Sheshko shënoi për 2:1, ndërsa tre minuta më vonë, Vllahoviq realizoi për 2:2. 

Pas veprimit të mirë individual në zonë, fitoren skuadrës së drejtuar nga Thiago Motta, ia siguroi Francisco Conceicao, tetë minuta para fundit. 

Juventusi ka dy fitore, ndërsa Leipzigu është mposhtur dy herë.


Juventusi po pëson nga Leipzigu

Juventusi po pëson nga RB Leipzigu në ndeshjen e xhiros së dytë të Championsit. 

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar 1:0 në të mirë të skuadrës gjermane. 

Benjamin Sheshko e shënoi golin pas gjysmë ore lojë. 

Rezultatet në ndeshjet tjera janë: Aston Villa – Bayern 0:0, Dinamo Zagreb – Monaco 1:0, Liverpool – Bologna 1:0, Sturm Graz – Club Brugge 0:1.