Juventusi e ka nisur me fitore edicionin 2024/2025 në Serie A të Italisë. Juventusi mposhti në Torino skuadrën e Comos me rezultatin e thellë 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi xhiros së parë të elitës së futbollit italian.
Samuel Mbangula shënoi golin e parë në minutën e 23-të. Të dytin e realizoi Timothy Weah në minutën e 45-të, kurse Andrea Cambiaso në minutën e 91-të shënoi golin e tretë për Juventusin.
Ndërkohë, fitore të hënën shënoi edhe Atalanta. Atalanta mposhti Leccen me rezultatin e thellë 4:0. Për Atalantan deri në fund të takimit u paraqit mbrojtësi Berat Gjimshiti, kurse për Leccen deri në minutën e 76-të luajti mesfushori Ylber Ramadani. Medon Berisha u aktivizua në minutën e 83-të.