Skuadra e Juventusit e ka mposhtur Monzan të shtunën me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së fundit të Serie A.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Federico Chiesa në minutën e 26-të realizoi për 1:0, ndërsa dy minuta më pas mbrojtësi Alex Sandro e shënoi golin e fundit në ndeshje.
Juventusi me fitore e ka përmbyllur këtë edicion në vendin e tretë me 71 pikë.
Monza është në vendin e 12-të me 45 pikë.