Futboll

Juventusi dhe Danilo i ndajnë rrugët

Danilo

Mbrojtësi brazilian, Danilo, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Juventusit.

“Zonja e vjetër” të hënën në faqen zyrtare njoftoi se me marrëveshje të dyanshme e ka ndërprerë kontratën me Danilon.

“Danilo Luiz da Silva dhe Juventus janë ndarë pas pesë vitesh e gjysmë së bashku, pas ndërprerjes së kontratës së lojtarit. Danilo ka qenë gjithmonë një shembull profesionalizmi dhe angazhimi, që nga debutimi i tij e deri në ndeshjen e fundit të luajtur. Faleminderit për gjithçka dhe fat për të ardhmen”, ka shkruar Juventusi.

33-vjeçari Danilo u transferua te Juventusi në vitin 2019 nga Manchester City për 37 milionë euro.

Me gjigantin italian ka luajtur në 213 ndeshje dhe ka kontribuar me nëntë gola dhe 14 asistime.

Ai karrierën pritet ta vazhdojë te klubi brazilian, Flamengo.