Juventusi e ka fituar thellë ndeshjen të hënën mbrëma ndaj Veronas me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i takoi javës së dytë të Serie A italiane. Serinë e golave e hapi Dushan Vllahoviq në minutën e 28-të. Në minutën e 39-të për 2:0 shënoi Nicolo Savona, kurse edhe golin e tretë për Juventusin e shënoi Vllahoviq. Ai realizoi golin e dytë të tij personal në minutën e 53-të nga penalltia. Për Juventusin është fitorja e dytë, kurse për Veronan humbja e parë nga dy ndeshje të zhvilluara në edicionin aktual të elitës së futbollit italian.
-
26 gusht 2024 22:41
-
Shpërndaje në: