Juventusi ka barazuar me skuadrën që po lufton për mbetje në elitë, Cagliarin.
Juventusi të premten mbrëma barazoi në fundin e ndeshjes në udhëtim me rezultatin 2:2.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 33-të të Serie A.
Gianluca Gaetano dhe Yerry Mina në minutën e 30-të dhe të 36-të shënuan për epërsinë 2:0.
Që të dy realizuan nga penalltia.
Dushan Vllahoviq në minutën e 61-të e ngushtoi epërsinë, ndërsa autogoli i Alberto Dossenas në minutën e 87-të, e vendosi sfidën.
Juventusi në vendin e tretë ka 64 pikë ndërsa Cagliari në pozitën e 14-të ka 32 pikë.