Futboll

Juve pëson golin e parë, ndalet nga Cagliari

Juventus

Foto: Associated Press

Në ndeshjen e xhiros së shtatë, Juventusi e ka pësuar golin e parë të edicionit në Serie A.

Të dielën, Juventusi luajti 1:1 me Cagliarin. Rumuni Razvan Marin shënoi nga penalltia për Cagliarin në minutën e 88-të. Menjëherë në minutën e 89-të Juventusi mbeti me një lojtar më pak në fushë. Francisco Conceicao e mori kartonin e dytë të verdhë.

Dushan Vlahoviq kaloi në epërsi 1:0 Juventusin me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 15-të. Skuadra nga Torino më pas lëshoi raste të shumta, ndërsa në fund rrezikoi ta humbë gjithë ndeshjen. Cagliari, që mori pikë ndaj Juventusit pas një kohe të gjatë, goditi shtyllën në minutat shtesë.

Juventusi kishte tri fitore e tri barazime në gjashtë xhirot e para. Gjatë tyre i kishte shënuar nëntë gola, ndërsa nuk kishte pranuar asnjë. Juve tani ka 13 pikë, tri më pak se lideri Napoli.

Cagliari fitoi pikën e gjashtë.