Futboll

Juve fiton, mbetet në zonën që dërgon në Champions

Juventus

Juventusi ka fituar me gol të hershëm ndaj Cagliarit, për të mbetur në vendin e katërt në Serie A.

Të dielën mbrëma, skuadra torineze fitoi 1:0 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit italian.

Juventusi renditet i katërti me 49 pikë, dy më shumë se Lazio e vendit të pestë dhe pesë më pak se Atalanta e vendit të tretë. Cagliari është i 15-ti me 25 pikë.

Dushan Vlahoviq ishte realizator në minutën e 12-të.

Vendi i katërt dërgon në Champions në edicionin e ardhshëm.

Juventusi i ka 12 fitore, plot 13 barazime dhe vetëm një disfatë. Ka më së shumti barazime e më së paku humbje në elitën italiane.