Sulmuesi i Liverpoolit, Diego Jota, do t’i mungojë Përfaqësueses së Portugalisë për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve.
Jota i mungoi Liverpoolit në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në brinjë.
Ai pritet të kthehet në fushë pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar të martën trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, në konferencë për shtyp.
27-vjeçari Jota këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime. Ai konsiderohet i rëndësishëm për skuadrën e Liverpoolit.