Futboll

Joao Cancelo i bashkohet Al-Hilalit

Cancelo

Reprezentuesi i Portugalisë, Joao Cancelo, i është bashkuar skuadrës arabe, Al-Hilal. Ai te skuadra arabe u prezantua të martën pasdite, ndërsa ka firmosur kontratë deri në vitin 2027. 

Mbrojtësi i krahut i ka kushtuar skuadrës elitare të Arabisë Saudite mbi 21 milionë euro, shkruan “Sky Sports”.

Cancelo 30-vjeçar nuk ka luajtur për Manchester Cityn që nga janari i vitit 2023 pas përplasjeve me Pep Guardiolan. 

Ai ishte huazuar fillimisht te Bayern Muenceni e më pas edhe Barcelona.

“Dua t’u uroj të gjithëve në City suksese në të ardhmen. Kam pasur shumë momente të veçanta gjatë kohës sime në këtë klub të madh. Do të doja të falënderoja bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe gjithë stafin e Cityt, përfshirë edhe tifozët”, ka thënë Cancelo për klubin anglez.

Cancelo për Portugalinë ka shënuar dhjetë gola në 58 ndeshje.