Futboll

Jepen sqarime pse u pranua goli i Arnautoviqit

Jepen sqarime pse u pranua goli i Arnautoviqit

Marko Arnautoviq e shënoi njërin prej golave më të bukur në edicionin aktual të Kupës së Italisë në fitoren 2:0 ndaj Lazios të martën mbrëma.

Golin e dytë e shënoi Hakan Calhanoglu. 

Arnautoviqi realizoi nga distanca dhe goli u pranua, ndonëse mbrojtësi Stefan De Vrij, ishte në pozitë jashtë loje në atë moment. 

“Nerazzurrët” në gjysmëfinale më 2 prill, e luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj “rossonerëve” të Milanit. 

Në Itali është folur shumë për golin e Arnautoviqit.

“Corriere dello Sport” e ka vlerësuar si “katastrofë” dhe po ashtu ka shkruar të mërkurën se pamja e portierit nuk ishte shumë e qartë pasi De Vrij ishte para tij. 

Mosndërhyrja e VAR-it, sipas mediumit të madh italian, “është edhe më serioze”. 

Gjyqtarët e pranuan golin pasi e kanë vlerësuar se distanca e De Vrij me portierin kundërshtar ishte e mjaftueshme që të mos anulohet shënimi i Arnautoviqit, shkruan “Football-Italia”.