Reprezentuesi i Kosovës, Muharrem Jashari, e ka regjistruar golin e katërt këtë edicion në elitën e futbollit ukrainas.
Jashari shënoi gol në barazimin 1:1 të LNZ Cherkasyt ndaj Oleksandriyas.
Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 17-të.
26-vjeçari Jashari e realizoi golin e barazimit për Cherkasyn në minutën e 65-të.
Jashari dhe Ajdi Dajko e kompletuan ndeshjen.
Ndërsa në bankën rezervë te Cherkasy ishte Hajdin Salihu.
Krahas katër golave të shënuar, Jashari ka kontribuar edhe me pesë asistime.