Futboll

Jashari me Club Brugge humbin derbin për titull

Ardon Jashari

Mesfushori Ardon Jashari, ka luajtur deri në fund të ndeshjes për Club Bruggen që humbi në shtëpi derbin e Belgjikës ndaj Royal Unionit me rezultat 1:0.

Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma, ndërsa Royali shënoi golin e fitores në minutën e 34-t.

Club Brugge bie në vendin e dytë me 42 pikë, kurse Royali bëhet lider me një pikë më shumë.

Deri në fund të plejofit kanë mbetur edhe pesë ndeshje.