Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të shtunën se mesfushori Muharrem Jashari është ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve këtë muaj. Ai do ta zëvendësoj sulmuesin Astrit Selmani. Jashari ishte në listën e zgjeruar për ndeshjet e tetorit.
26-vjeçari është duke kaluar formë të mirë këtë edicion te skuadra ukrainase LNZ Cherkasy. Në tetë ndeshje të zhvilluara ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.
Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë.
Ndeshjet i takojnë Ligës C të Ligës së Kombeve.