Futboll

Jashari dhe Zeqiri mund ta kenë edhe një rast te Zvicra para Evropianit

Zvicra - Sport

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin, të premten do të publikojë listën provizore për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani.

Një numër i lojtarëve të lënduar po i shkakton shqetësime Yakinit, shkruan “Blick” të enjten. Mbi të gjitha, Breel Embolo, i cili raportohet se ka një lëndim muskulor. Ai pritet të përfshihet në skuadër, sepse, siç shkruan gazeta zvicerane, Yakin nuk e parashikon ekipin pa sulmuesin e Monacos, edhe nëse ai nuk do të ishte plotësisht i aftë për ndeshjen hapëse të Evropianit kundër Hungarisë më 15 qershor.

Ekziston gjithashtu një pikëpyetje e madhe për Denis Zakarian, pjesëmarrja e të cilit në Evropian është “në rrezik”, sipas trajnerit të Monakos, Adi Hutter. Fabian Schar dhe Ruben Vargas gjithashtu u lënduan më parë, por janë rikthyer. Dhe pastaj Zeki Amdouni dhe Noah Okafor kanë kërkuar formën për javë apo muaj.

Zvicra para Evropianit do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit të ardhshëm. Më 4 qershor luan ndaj Estonisë në Luzern dhe më 8 qershor ndaj Austrisë në St. Gallen.

Grumbullimi i Zvicrës nis më 27 maj dhe sipas burimeve të “Blickut”, Yakin do të ftojë dukshëm më shumë se 26 lojtarë para Evropianit

“Lojtarët si Becir Omeragic, Fabian Rieder dhe Ardon Jashari dhe dyshja e portierëve Pascal Loretz e Marvin Keller mund të ftohen. Luca Jaquez i Luzernit është gjithashtu në radarin e Yakinit. Leonidas Stergiou, i cili luftoi për një vend të rregullt me pjesëmarrësit e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Stuttgartin dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, ka mundësi shumë të mira. Të tjerë si sulmuesit Andi Zeqiri dhe Steven Zuber duhet të kenë shansin për të hyrë në skuadrën përfundimtare. Sulmuesi i Young Boysit, Jowl Monteiro, do të marrë në kohë pasaportën zvicerane. Në Young Boys presin që ai të rikthehet pas dëmtimit të kyçit të këmbës në fund të sezonit në Superligë. Përveç Monteiros, një tjetër lojtar i Young Boys mund të hyjë në skuadër. Bëhet fjalë për Filip Ugriniq, i cili pëlqehet nga Yakini”, shkruan Blick”.

“Blick” parashikon se kush është i sigurt në listën e Yakinit. Të padiskutueshëm janë kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri.

“Struktura e ekipit është. Por disa do të paraqiten me vonesë në kampion përgatitor. Me vonësë do të paraqiten Yann Sommer, Granit Xhaka, Gregor Kobel, Fabian Schar dhe Noah Okafor. Lojtarët e ekipeve finaliste të Kupës, Lugano dhe Servette, nuk do të grumbullohen deri më 3 qershor, ashtu si edhe Xherdan Shaqiri, i cili do të luajë një tjetër ndeshje kampionati me Chicago Fire më 1 qershor”, shkruan “Blick”.

Xhaka e Shaqiri kanë luajtur rol kyç te Përfaqësuesja helvetike e futbollit. Kyç do të jenë edhe në Evropianin që këtë verë mbahet në Gjermani.

Xhaka mban rekordin për ndeshje të zhvilluara te Zvicra. Xhaka, 31-vjeçar, ka shënuar 14 gola në 123 paraqitje për Zvicrën, kurse 32-vjeçari ka 121 ndeshje, ndërsa ka shënuar 30 gola.