Futboll

Jashari asiston në fitoren e Cherkasyt

Muharrem Jashari

Mesfushori i Kosovës, Muharrem Jashari, ka dhënë kontribut të madh të shtunën në fitoren e LNZ Cherkasyt.

Cherkasy fitoi ndaj skuadrës Rukh Lviv me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 18-të të elitës së futbollit ukrainas.

Jashari asistoi te goli i fitores që e shënoi Vyacheslav Tankovskiy në minutën e tretë.

Ai e kompletoi ndeshjen ndërsa në fundin e pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndeshjen te Cherkasy e kompletoi edhe Ajdi Dajko kurse në bankën e rezervistëve ishte Hajdin Salihu.

27-vjeçari Jashari në 19 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.