Sulmuesi i Gjilanit Senad Jaroviq është shpallur lojtari më i mirë i javës së 28-të të Superligës së Kosovës.
Jaroviç shënoi dy gola në fitoren që Gjilani e shënoi të dielën ndaj Fushë Kosovës me rezultat, 4:0.
Për 26-vjeçarin është hera e parë që vlerësohet më i miri i javës në Kosovës.
“Faleminderit ekipit dhe trajnerëve që kanë shumë merita për këtë përparim që kam bërë. Ju premtoj se do të jap gjithçka nga vetja për të arritur qëllimet e SC. Gjilani, që këtë vit të siguroj mbetjen në ligë pa barazh, ndërsa për vitet e tjera do të kthehemi me ambiciet e mëdha të një klubi si SC. Gjilani. Të gjithë në Kosovë na kanë pritur mirë, jam pozitivisht i befasuar me nivelin e futbollit këtu, me transmetimin televiziv të ligës dhe me sistemin VAR.”, ka thënë Jaroviq për faqen e FFK-së.