Futboll

Jaroviq mbetet pjesë e Gjilanit

Senad Jaroviq - ylli i javes Superlige

Senad Jaroviq mbetet pjesë e Gjilanit. Klubi i futbollit Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Strugën për transferimin e Jaroviqit.

“Sulmuesi boshnjak do jetë anëtar i ‘kuqebardhëve’ me të drejta të plota dhe ‘firma’ e tij do të vlejë për dy vitet e ardhshme”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.

26-vjeçari iu bashkua Gjilanin në afatin kalimtar të janarit si futbollist i huazuar nga Struga. Por pas arritjes së marrëveshjes me kampionen e Maqedonisë së Veriut, ai tashmë do lojtar i Gjilanit.