Futboll

Jaroviq, lojtari më i mirë i xhiros së fundit

Federata e Futbollit e Kosovës - FFK

Sulmuesi i Gjilanit Senad Jaroviq është shpallur lojtari më i mirë i javës së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Jaroviq shënoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim në fitoren vendimtare të Gjilanit të shtunën ndaj Dukagjinit me rezultatin 4:2, për t’iu shmangur barazhit.

Për 26-vjeçarin është hera e dytë që vlerësohet më i miri i javës në Kosovë.

Futbollisti i Gjilanit u shpreh i lumtur me vlerësimin

“Jam i lumtur që ia arritëm objektivit për t’i ikur barazhit. Falënderoj tërë ekipin, kryesinë dhe shtabin teknik në krye me Gentijan Mezanin. Kam kaluar një kohë fenomenale në Gjilan dhe dua t’i falënderoj tifozët të cilët më kanë pranuar me ngrohtësi. Për mua ishte nder të isha pjesë e Gjilanit”, ka thënë Jaroviq për faqen zyrtare të FFK-së.